24 Shtator 2017
 Facebook Twitter YouTube 
RAPORTO
Na kontaktoni në info@shkodrapress.com - E hene, 14 Prill 2014 16:36
Na shkruani për çdo shqetësim që doni të bëni publik në info@shkodrapress.com - E merkure, 10 Dhjetor 2014 22:36

Kupa e Shqipërisë / Vllaznia rikthehet tek fitorja, mposht Pogradecin dhe kualifikohet



Pas 5 humbjeve rradhazi në kampionat dhe barazimit në kupë me Pogradecin, shkodranët janë rikthyer tek fitorja duke mposhtur pogradecarët në ndeshjen e kthimit. Ky takim u zhvillua në fushën sportive “Reshit Rusi” dhe për herë të parë në këtë sezon ekipi i Vllaznisë kishte edhe mbështetjen e tifozerisë, ku nuk munguan as “Vllaznit Ultras”.

Përsa i përket rezultatit të takimit, ekipi shkodran i drejtuar nga drejtori sportiv Armir Grima, ka fituar me rezultatin e pastër 4-0. Rezultati është zhbllokuar që në minutën e 3-të, ku ka qenë Sosa që ka kaluar në avantazh shkodranët.

Më pas, në minutën e 12-të, mesfushori Kalaja do të fitonte një 11-metërsh që do të shndërrohej në gol nga Arbri. Por, në pjesën e parë do të realizohej edhe një tjetër gol me autor Sosen, që do të shënonte golin e dytë personal në minutën e 32-të. Me këto 3 gola do të mbyllej pjesa e parë.

Në të dytën, do të ishin miqtë nga Pogradeci që do të hidheshin në kërkim të golit të parë, por mbrojtja shkodrane do të tregohej e vëmendshme.

Dyca dhe Sosa do të rrezikonin porten kundërshtare, por mbrojtja mike do të largonte rrezikun. Në minutën e 50-të, gjuajtja e fuqishme nga Sefa do të ndalej nga shtylla horizontale. Por, përpjekjet e shkodranëve do të shpërbeheshin në minutën e 78-të, ku lojtari i aktivizuar në pjesën e dytë, Paviçeviç, do të shënonte edhe golin e katërt për Vllazninë. 

Një ndërhyrje e rëndë ndaj mbrojtësit shkodran Marku, në minutat e fundit, do të bënte që ekipi i Pogradecit të mbyllte takimin me 10 lojtarë. 

Kështu, nisur edhe nga rezultati i takimit të parë që ka përfunduar në barazim 1-1, ekipi i Vllaznisë kualifikohet për në raundin e dytë, ku do të përballet me Apoloninë e Fierit. Ndeshja e parë luhet me 21 Tetor, ndërsa ajo e kthimit me 4 Nëntor.

 

Vllaznia zbriti në fushë me këtë formacion: Dragojeviç, Marku, Arbri, Cicmil, Haxhaj, Sefa, Shtubina, Ahmeti, Haxhibuliç, Kalaja dhe Sosa. ( U aktivizuan: Kapaklija, Dyca dhe Paviçeviç )

 

Ciftet e tjera të turit të dytë të kupës së Shqipërisë janë këto:

Grupi A:

Sopoti – Skënderbeu / Tomori

Lushnja - Partizani

Bylisi - Laçi 

Grupi B

Iliria - Kukësi

Kastrioti - Tirana

Tërbuni - Flamurtari

Kamza - Teuta


DENIS BAJRAKTARI
Shkodra Press

Lexuar 2092 here

Te pergjithshme

Qejt e rrugave

Qejt e rrugave

Rozafa Shpuza / Ata sfidojnë indiferentë zhumhurin qytetas e nuk bahen merak se kanë bjerrë amanetin...

Dritëhije

Dritëhije

Zija Vukaj/  Aty në pedonalen e qytetit tim, ku përqafohen dashuritë e feve të mëdha abrahamike,...

Njeriu që thotë “JO”

Njeriu që thotë “JO”

Nga Javier Cerkas Mena  Përgatiti Zija Vukaj   E dimë ç’është intelektuali: bëhet fjalë për një person që,...

SONDAZH

Ku do i bëni pushimet e verës?

Brenda Shqipërisë - 39.1%
Nuk do bëj pushime - 37.9%
Jashtë Shqipërisë - 23%

Votat totale: 87
The voting for this poll has ended on: 20 Aug 2015 - 16:03

VIDEO PROMO

VIDEO PROMO