18 Nentor 2017
 Facebook Twitter YouTube 
RAPORTO
Na kontaktoni në info@shkodrapress.com - E hene, 14 Prill 2014 16:36
Na shkruani për çdo shqetësim që doni të bëni publik në info@shkodrapress.com - E merkure, 10 Dhjetor 2014 22:36

Ferdinand Jaku, infermieri–sportist

Ne territorin shqiptar nuk eshte e zakonshme te hasesh binomin infermier – sportist. Aktivitetet fizike e sportive po individualizohen si kufijte e ri ku mund te orientohen edhe kompetencat infermieristike. Promovimi i shendetiti nuk eshte privilegj eksluziv i ambjenteve shendetesore, ai lidhet me stilet korrekte te jeteses, te domosdoshme per arritjen e mireqenies psiko fizike e sociale te personit. Nje infermier mund te nderhyje ne fushat e aksionit per te zbatuar strategji te promovimit te shendetit sportiv.

Nje shembull i mire eshte Ferdinand Jaku, i lindur ne vitin 1968 ne Juban (Shkoder).Ai tregon se edukata e mire ne familje, respekti per fene, arsimimi kane qene prioritet i prinderve te tij e qe tani jane kthyer ne prioritetin e atij vete karshi femijeve te vet, Emanuela, Paola e Vasko. Ka nje eksperience te gjate formimi profesional aq sa shumekush do t’ja kishte zili. Ne vitin 1982 mbaroi shkollen 8 vjecare ne Juban, 1986 mbaroi studimet ne shkollen e mesme bujqesore ne Mjede, 1989 mbaroi studimet dy vjecare ne shkollen e infermierve ne Korce, 2007 mbaroi studimet kater vjecare ne fakultetin e shkencave te natyres dega Bio-Kimi, pasojne specializime te tjera te larmishme ne fushen e infermierise ne spitalin rajonal te Shkodres, Pisa e Piacenza.

Afirmohet si infermier ne vitin 1990 e ushtron akoma profesionin me pasion. Ndryshimet rrenjesore profesionale dhe thyerjet e tabuve te forta fillojne ne shtator te 2005 ku ai krijon dhe organizon ndeshjen e pare te futbollit te femrave jo vetem ne Juban (Shkoder) por edhe ne Shqiperi. Inventiva e pasioni zene vend ne oborrin e shtepise dhe futbollistja e pare eshte bashkshortja, Lizana. Vullneti e pasioni per futbollin rrembejne vajzen Emanuelen e me pas kusherirat me radhe. Kjo jehone rrugetoi drejt lindjes se ekipit femeror Juban Danja Shkoder.

“Te jesh infermier” thote ai “eshte shkalla me e larte e humanizmit”. “Kam pasur gjithmone kerkesa maksimale profesionale ndaj vetes. Profesionin e kam ushtruar me pasion ne sherbim te pacienteve duke marre vleresime e respekt”.

“Futbolli eshte magjepses”, thote ai, “arti i kesaj loje te krijon emocione te vecanta”. Kujton me nostalgji mesuesit e edukimit fizik; Agetina Puka, Ismet Hoxha, Agron Xhyrezi, Artan Bushati. “Futbollin e konsideroj si dashuri te dyte sepse ne radhe te pare eshte profesioni infermierit. Kam sakrifikuar shume per te krijuar historine e futbollit femeror, ia kam dale fale insistimit, besimit ne vlerat e mija dhe ato te familjes, punes se palodhshme.

 

Nje mbeshtetje te madhe me kane dhene edhe mediat, nga ku nuk mund te mos falenderoj Gasper Marku, Genc Ymeraj, Ymer Strinici, Mejdan Zhivani, Gjergj Kola, Defrim Methasani, Admir Uruci, Anton Zalli, Drilona Hoxha.

“PA NJE SHENDET TE MIRE S’MUND TE KESH NJE JETE TE MIRE ,shendeti e sporti jane martesa me perfekte qe mund te egzistoje. Jeta sportive i ben me te lehta arritjet, sukseset, vazhdimesine , perballimin e semundjeve mbasi imuniteti eshte ne shkallen maksimale dhe trupi reagon duke sfiduar problemet e ndryshme shendetesore. Nje handikap i madh i diteve te sotme eshte mungesa e aktivitetetve sportive, jeta pasive e mbajtja e nje diete jo te pershtatshme e hiperkalorike. Per kete motiv eshte e rendesishme edukata sportive e vazhdueshme”

Ferdinandi eshte gjithashtu drejtor i nje banke me nivel te trete. Nuk eshte shume e cuditshme per nje infermier, aq me teper kur mendon se ai eshte nje person me njohuri, kompetenca e interesa te ndryshme. “Ne kohet e sotme”, thote ai, “financat jane pjese e zhvillimeve globale qe ecin me shpejtesi te madhe, por nese bashke me xhiron e madhe ekonomike mund te kishte me shume ndjenja njerezore do te kishim nje bote me te lumtur dhe plot dashuri. Politikat financiare fatkeqesisht administrohen ne menyre te zhdrejte”

“Perdorimi pa kontroll i alkolit dhe duhanit”, thote Ferdinandi, “jane shume te demshme per jeten personale, te ambjentit ku jetojme pasi jane shkaktare te shume semundjeve e ndotes te ambjentit. Teknikat e marketingut te ketyre produkteve sjellin shume fitime. Nje sportist i mire duhet te jete konsumator i keq i ketyre substancave”.

“Ne fushen e lojes si dhe ne koheshtrirjen e jetes mund te ndodhin demtime, rrezime, por edhe ngritje te fuqishme me rezultat kthimin me siguri e vendosmeri me te madhe ne fushen e lojes apo ne betejen e jetes”.

Ferdinadi ve theksin ne formimin e vazhdueshem, edukimin ne familje e nepermjet arsimimit. “Duhet konsideruar vetja jote si pjese e rendesishme e komunitetit ku jeton, pjese e zhvillimit, e ndryshimeve pozitive. Duhet pasur objektiva te arritshme, duhet te behet leve ne karakter, ne aftesite e idete krijuese teorike e te kthehen ne praktike, duhet kembengulje”.

Eshte interesante te shpjegohet frika me pak fjale nga nje person qe di te mposht veshtiresite. “Frika”, thote ai, “vjen nga emocionet, “por eshte ndjenje pasigurie qe shpesh njerezit e shohin si dicka frenuese per zhvillimin e nje jete normale. Frika duhet te mposhtet!”

Ne fund te kesaj interviste Ferdinandi me kenaqesi jep keshilla per personat qe kane deshire te jene te suksesshem ne jete. “Jeta te ofron shume alternativa pozitive. Duhet pasur aftesi mendore krijuese, menagjuese, deshire, i duhet dhene jete pasioneve e prirjeve, duhet nje karakter i forte, kembengulje per te lene gjurme ne kete jete. Zoti na krijoi njerez me llogjike te zhvilluar ne funksion te galaktikes universale. TE GJITHE MUND TE JENI TE SUKSESSHEM”.

 

Intervistuar nga Branka Pepa

 

 

 

Lexuar 1133 here

Te pergjithshme

Qejt e rrugave

Qejt e rrugave

Rozafa Shpuza / Ata sfidojnë indiferentë zhumhurin qytetas e nuk bahen merak se kanë bjerrë amanetin...

Dritëhije

Dritëhije

Zija Vukaj/  Aty në pedonalen e qytetit tim, ku përqafohen dashuritë e feve të mëdha abrahamike,...

Njeriu që thotë “JO”

Njeriu që thotë “JO”

Nga Javier Cerkas Mena  Përgatiti Zija Vukaj   E dimë ç’është intelektuali: bëhet fjalë për një person që,...

SONDAZH

Ku do i bëni pushimet e verës?

Brenda Shqipërisë - 39.1%
Nuk do bëj pushime - 37.9%
Jashtë Shqipërisë - 23%

Votat totale: 87
The voting for this poll has ended on: 20 Aug 2015 - 16:03

VIDEO PROMO

VIDEO PROMO