21 Janar 2019
 Facebook Twitter YouTube 
RAPORTO
Na kontaktoni në info@shkodrapress.com - E hene, 14 Prill 2014 16:36
Na shkruani për çdo shqetësim që doni të bëni publik në info@shkodrapress.com - E merkure, 10 Dhjetor 2014 22:36

Ai quhet Gjoneto dhe  lindi në vitin 1990, më 29 korrik në Vaun të Dejës në Shkodër.

Në moshën 6-vjeçare emigron në Itali, së bashku me familjen e tij. Menjiherë filloi shkollën në qytetin Garlasco (provinza e Pavias, afër Milanos). Që i vogël Gjonetos i pëlqente të luante me aeroplan. Në të gjithë lojrat eletronike që kishte, dominonin helikopterët dhe avionët. Pasi mbaron shkollën e mesme, ku diplomohet në Institutin Teknologjik të Vigevano (Pavia), vendos që të ndjek pasionin e tij, të studioj për pilotim. Mësimet e para i merr në Itali. Në moshën 22-vjeçare Gjoneto mbaron kursin për pilot privat në Voghera (Pavia), ku merr patentën për pilotim aeroplanash me një motor. Më pas, për tu thelluar edhe më shumë në këtë fushë, emigron drejt Texas, SHBA, ku studion për një vit dhe diplomohet si pilot komercial, një ëndërr e qindra e qindra bashkëmoshatarëve të tij.

Ai nuk do të ndalet me kaq, pasi Gjoneto ka dëshirë të fluturoj në Europë e në veçanti i pëlqen Shqipëria, vendi i lindjes, e për këtë është sërish duke studiuar. Me gjithë lëvizjet e pakta në drejtim të Shqipërisë, i pëlqen shumë Tirana e Velipoja. Do ta kishte si ëndërr të dytë të fluturonte në qiellin shqiptar, ku mund të  dëgjoj në gjuhën shqipe përshëndetjet e pasagjerëve. Gjoneto Prenga ka besimin se një ditë një kompani shqiptare do ta ketë në stafin e saj.

Një copëz histori e treguar nga babai i Gjonetos, z. Nikoll Prenga:

Unë me punën time po vazhdoja shumë mirë dhe u krijuan mundesitë që djali im të studionte më lartë, në Universitetin e Pavias në degën Inxhinieri Civile. Të them të vërtetën, unë që nga viti 1999 kam krijuar firmën time (Instalim Impiantesh Hidraulike dhe Elektrike), por nuk jam munduar që djali im t’i futet këtij zanati, jo sepse nuk është zanat i mirë, por fal inteligjencës së Gjonetos m’u duk pak zanati im për të, e kështu iu hapën dyert e Universitetit. Por një ditë papritur më drejtohet: 

- Dua të të them një problem shumë të rëndësishëm. Një gjë që e kishte ruajtur që në vitet fëmijërore.

- Jo se nuk më pëlqen Universiteti, por unë dua të bëhem pilot.  

E shikova me habi e sikur nuk dija cfarë t’i thoja, për momentin më erdhi për të qeshur dhe i thashë:

- Mos më merr në lojë. 

- Jo , jo, -m’u përgjigj, - por varet e gjitha prej jush, nga ana ekonomike, pasi kështu do filloj karrierën e pilotit.

Sokol Dema

Shkodra Press

Te pergjithshme

Qejt e rrugave

Qejt e rrugave

Rozafa Shpuza / Ata sfidojnë indiferentë zhumhurin qytetas e nuk bahen merak se kanë bjerrë amanetin...

Dritëhije

Dritëhije

Zija Vukaj/  Aty në pedonalen e qytetit tim, ku përqafohen dashuritë e feve të mëdha abrahamike,...

Njeriu që thotë “JO”

Njeriu që thotë “JO”

Nga Javier Cerkas Mena  Përgatiti Zija Vukaj   E dimë ç’është intelektuali: bëhet fjalë për një person që,...

SONDAZH

Ku do i bëni pushimet e verës?

Brenda Shqipërisë - 39.1%
Nuk do bëj pushime - 37.9%
Jashtë Shqipërisë - 23%

Votat totale: 87
The voting for this poll has ended on: 20 Aug 2015 - 16:03

VIDEO PROMO

VIDEO PROMO