21 Janar 2019
 Facebook Twitter YouTube 
RAPORTO
Na kontaktoni në info@shkodrapress.com - E hene, 14 Prill 2014 16:36
Na shkruani për çdo shqetësim që doni të bëni publik në info@shkodrapress.com - E merkure, 10 Dhjetor 2014 22:36

Zija Vukaj / 

Deri në kohët moderne, kjo kafshë grabitqare, është konsideruar në Evropën qendrore shumë e rrezikshme. S’duhet habitur që në përralla ai përbën kërcënimin më të madh për njerëzit, që merr figura e armikut në formën e kafshës dhe që ujqër janë mbajtur qeniet njerëzore gjakatare që kanë pësuar një shndërrim (ujk njerëzor). Në mitologjinë e lashtë gjermane tregohet se ujku i fuqishëm Fenrir ishte i lidhur me zinxhirë; megjithatë, në betejën përfundimtare arrinte t’i këpuste zinxhirët dhe të përpinte Diellin, derisa i ati, Odin ta vriste në duel, por duke mbetur edhe vetë i vrarë. Në lashtësi ujku është konsideruar “kafshë fantazmë” dhe shikimi i tij të bënte memec. Herodoti dhe Plini tregojnë se anëtarët e tribusë skite të Neurove shndërroheshin në ujq një herë në vit, por duke rimarrë në vazhdim pamje njerëzore. Në këtë mënyrë mund të fshihej kujtimi i një ujku- totem i tribusë; edhe Xhengis Khani krenohej se rridhte nga një “ujk i zgjedhur”, që buronte nga qielli i epërm (Tengri).

Tek romakët, shfaqja e një ujku para betejës mund të tregonte fitore, mbasi ai i përkiste sferës kulturore të Zotit të luftës, Marsit. Përkundrazi, spartanët i trembi humbja para betejës së Leutra-s (371 p. K), atëherë kur ca ujq sulmuan tufat e tyre. Edhe pse ujku, meqë sheh “natën”, mund të jetë konsideruar një simbol i Diellit të mëngjesit (Apolli rrëqebull), në konceptimin e tij mbizotëron domethënia negative e imazhit të forcave të egra e satanike. Edhe në Kinën e lashtë ujku paraqiste grykësinë dhe egërsinë; “shikim ujku” tregon pabesi dhe frikë përpara një kafshe grabitqare që shfaqet në tufë. Vetëm tek popujt turq të stepave ujku, siç është përmendur tashmë, konsiderohet një totem i tribusë; ata mbanin flamuj dhe simbole me kokën e ujkut. Në kundërshtim me sa është thënë deri tani, ka legjenda ku ujqit ushqejnë me qumësht dhe rrisin fëmijë (motiv që shfaqet mes të tjerave në një mit të rajonit të Kinës perëndimore, Ordos). Pra, kafsha e frikshme grabitqare, në disa rrethana bëhet mbrojtëse e krijesave të pambrojtura, megjithëse në çdo rast mbizotëron frika nga “ujku i keq”.

Në ikonografinë e krishterë ujku shfaqet në vend të parë si simbol i armikut djallëzor, që kërcënon grigjën e besimtarëve. Vetëm shenjtorëve u është dhënë fuqia ta shndërrojnë në “devocion” me forcën e tyre të dashurisë e të përkujdesjes, karakterin e egër të kësaj kafshe grabitqare- kështu, për shembull, Françesku i Asizit, Guliemi i Verçelit (që shaloi një ujk), shën Herve e Filiberto i Jumiexhes. Thuhet se shën Simperti i Aubzburgut ka shpëtuar një fëmijë nga goja e ujkut dhe e ka detyruar kafshën t’ia çojë së ëmës. Vetë gryka e ferrit paraqitet si një gojë dragoi apo e një ujku të tërbuar. Në Physiologus, tekst i epokës paleokristiane, ujku është një “kafshë dinake dhe e keqe”, që duke iu afruar njeriut, e paralizon për ta sulmuar më pas. Shën Bazilio thotë: “Kështu janë njerëzit keqbërës dhe dinakë. Kur takojnë njerëz të mirë shfaqen si të pafajshëm dhe pa qëllime të këqija, por zemra e tyre është e mbushur me trishtim dhe dinakëri.” “Ujku me veshje qengji”- është simbol i profetëve të rremë e tundues, qëllimi i të cilëve është “t’i çojë të thjeshtët në rrënim”.

Disa shprehje me karakter simbolik thonë: “të fusësh ujkun në vathë; të ndjekësh tufën; ujku ndryshon qimen, por jo vesin; në gojë të ujkut”.

Në ikonografinë alkimike flitet për Lupus metallorum (ujku prej metaleve që përpijnë luanin për ta “çliruar”). Duhet të jetë fjala për një proces rafinimi të arit të papastër, me ndihmën e antimonit; antimoni është “ujku gri” i laboratorit alkimik.

Fakti që shtrigat paraqiteshin shpesh në kalë ujk, ose nganjëherë në formë ujku, risjell lidhjen ideale ujk- djall.

Ujku si simbol i pabesisë dhe i dinakërisë është i pranishëm në përrallat e ujkut që u predikon qengjave dhe në atë të “ujkut dhe lejlekut” (lejleku i çliron grykën ujkut nga një kockë që i kishte mbetur, por shpërblimi ishte të mos ia këpuste kokën me një kafshim: “kështu janë të pasurit mosmirënjohës, që jetojnë në kurrizin e të varfërve”).

Në interpretimin psikologjik të simboleve mbizotëron opinioni, sipas të cilit grabitqarët e rrezikshëm mund të pushtojnë tokën e qytetëruar të shpirtit si “ujqit e stepës” dhe njeriu, që i sheh në ëndërr (ëndërr, simbol), është thirrur të kanalizojë një sasi të madhe energjish të jashtme, gjë që nuk mund të ndodhë pa shpërthimin e tensioneve të mëdha. Ndërsa psikanaliza frojdiane nuk mund ta çlirojë pa pasoja “njeriun e ujqërve”, për një kohë të gjatë objekt i terapisë, shkolla e Jung-ut i konsideron në përgjithësi imazhet e ujkut si nënkuptim i kërcënimit të forcave të pakontrolluara që shfaqen në mënyrë “inteligjente” dhe të pakushtëzuar. Por ajo tregon që edhe në përrallë ky “vrull i pavetëdijshëm” mund të ketë qenë mashtruar nga foshnja dinake apo nga keci dhe gjahtari i madh natyrisht mund ta mposhtë.

Anë pozitive të ujkut ishin përmendur tashmë nga Bὃckler: “Ujku tregon vigjilencë dhe maturi, motiv për të cilin shumë herë emri dhe pamja e kësaj kafshe është vendosur në flamuj; ujku e kap prenë e vet me të tillë dredhi që gjahtari me vështirësi e pikas.” (1688, Bibl. 10). Përkundrazi, në Bestiarin mesjetar është thjesht një kafshë djallëzore; sytë e ulkonjës ndriçojnë natën si fenerë, që e lënë njeriun pa ndjenja. Edhe djalli ia heq njeriut forcën për të bërtitur (lutur) dhe sytë e tij xixëllojnë qartë, “sepse disa vepra të demonit i verbojnë dhe i çmendin njerëzit, me dukjen e tyre të bukur e të shenjtë” (F. Unterkircher 1986-Bibl 14). Tregime të karakterit legjendar për “fëmijën- ujk”, i braktisur dhe i mësuar nga ujqit, janë të njohura jo vetëm në Indi (“Libri i xhunglës” i Kiplingut), por edhe në folklorin evropian, ndoshta të frymëzuar nga legjenda e Ulkonjës së kapitolit, që kishte ushqyer me qumësht Romulin e Remin.

 

Shkodra Press

Migjeni   /  

Shok i dashtun, une pergjithesisht nuk shkruej urime, as per Krishtlindje as per Bajram, as per ditelindje as per ndoj feste tjeter. Nuk shkruej, pse urimet qe n’ato dite tan bota ban, nuk dij a plotesohen nje per qind se pothuej te gjitha dalin nga hipokrizia. Bota kete e din, por njesoj vazhdon te shkrueje urime. As per Motmotin e Ri deri tash nuk i urova askujt asgja. Por kesaj here due te hyj ne rradhen e njerezve korrekte dhe t’u uroj shokve te mi Motmotin e Ri 1937.

Se pari, t’uroj, shok i dashtun gjumin e ambel, qe te mos ndegjosh si gjemojne njerezit nen barren e kryqave te vet tue mundunve, as britmen e ngadhnjysve ne kete jete. Te mos ndegjosh bumbullimen e Spanjes. Gjumin e ambel! Te mos ndegjosh si afer teje gerset dhemballa per dhemballe, nga te ftohtit. Pse atehere duhet te pyesesh: moj dhemballe, pse ndeshe per dhemballe dhe gerset aq? E gjuha ne vend te dhemballes pergjegjet: pse asht ftohte, zotni, e kur asht ftohte, zotni, u hyn dreqi trupit, muskulave, nervave, zotni, dhe qashtu gerset dhemballa per dhemballe, zotni. Asht teper banale te themi se mungon veshja dhe mbathja dhe zjarrmi, prandej: gjumin e ambel, shok i dashtun.

Se dyti mbas gjumit t’ambel, t’uroj – ç’asht dhe e natyrshme – te jesh i gezuem, gjithmone i gezuem. Nga gezimi i madh, ne sentimentalizem, te puthish drrasat e dhomes e shtyllat, si bani Greta Garbo ne filmin “Mbretnesha Kristina”, kur shijoi dashunin shtazore (desha te them hyjnore, por njesoj asht). Aq i gezuem, saqe bota te ta kene zili dhe te thone: oh, sa i lumtun asht! Te jesh i gezuem edhe pse n’ane tjeter zemra te pelset, si paljaços. Te jesh i gezuem, se gezimi yt u jep shpresa edhe tjerve. Ne rase se tryeza e shkrimit te çalon, ti qeshu. Ne rase se e vetmja karrige qe ke ne shtepi asht e shpueme dhe s’ke se ku te rrish, ti qeshu. Ne rast se s’ke zjarrm e ke te ftohte, po, ti qeshu. Ne rase se ndonj dite, ashtu kot, te mungon dhe buka, ti merre per loje, per shaka, dhe qeshu, qeshu. Del ne rruge bile, ne kryqzimin e udhve, dhe qeshu,qeshu,qeshu, e bota do ta kete zili dhe do te thote: ah, sa i lumtun asht! E kur te te vije ne shtepi ta shofi shkakun e gezimit tand, do t’i kujtohet botes vetvetja dhe do te filloje te qeshi kikikikakaka. Smundja e te qeshunit do te perhapet nder te gjithe dhe njerzit si majmunat do te hidhen perpjete nga gezimi… Dhe keshtu uroj qe vjetin 1937 ta kalojme ne gezim, edhe se te smunde patalogjisht.

Shkodrapress

Temperaturat nën zero që kanë kapluar vendin tonë kanë bërë që të ketë ngrica dhe akull në rrugë dhe ambiente publike. Nuk duhet shumë kohë që të formohet akulli, pasi mjaftojnë pak minuta dhe një sasi e caktuar uji menjëherë të kthehet në akull e për pasojë në rrezik për kalimtarët.

Ne ju sjellim në foton më lart mënyrën se si duhet të ecni në rrugë mbi akull, në mënyrë që të keni sigurinë e duhur duke shpëtuar nga rrëzimi dhe pasojat që vijnë më pas.

Në foto shpjegohet mënyra e gabuar e të ecurit, që është në pjesën e parë të fotos, ndërsa në pjesën e djathtë të saj është mënyra e duhur se si duhet të ecet. Ju duhet të peshoni në këmbën përpara duke përqendruar aty peshën e trupit e për pasojë edhe gravitetin. Sipas këtij studimi, shembulli konkret është pinguini që ecën në këtë mënyrë.

Statistikisht rreth 60 njerëz në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vdesin në vit nga rrëshqitja në akull. Andaj bëni kujdes, nga një rrëshqitje në akull mund të keni pasoja vërtetë të rënda...

Shkodrapress

Ata që gëzojnë më shumë në raste festash janë fëmijët për shkak të dhuratave që marrin nga prindërit dhe të afërmit e tyre. Ndërsa adoleshentët nuk kanë nguruar të shprehin ndjenjën e tyre të dashurisë, duke bërë dhurata të dedikuara vetëm për dashurinë.

Preferencat për dhuratat në këtë ditë Krishtlindje janë të shumta, e megjithatë janë fëmijët ata të cilët kanë më shumë preferenca. E duke qenë festë çdo dëshirë e tyre plotësohet nga ana e prindërve.

Jo vetëm fëmijët, por edhe adoleshentët janë ata të cilët këtë vit ndryshe nga të tjerët kanë preferuar të bëjnë dhurata në këtë ditë speciale.

Pronarët e dyqaneve në Shkodër rrëfejnë se të preferuarat e tyre mbetën sigurisht dhuratat me dedikime dashurie.

Dukë qenë edhe ditë pushimi koha që kanë pasur në dispozicion për qytetarët për të blerë dhurata ka qenë e shumtë.

Shkodra Press

Te pergjithshme

Qejt e rrugave

Qejt e rrugave

Rozafa Shpuza / Ata sfidojnë indiferentë zhumhurin qytetas e nuk bahen merak se kanë bjerrë amanetin...

Dritëhije

Dritëhije

Zija Vukaj/  Aty në pedonalen e qytetit tim, ku përqafohen dashuritë e feve të mëdha abrahamike,...

Njeriu që thotë “JO”

Njeriu që thotë “JO”

Nga Javier Cerkas Mena  Përgatiti Zija Vukaj   E dimë ç’është intelektuali: bëhet fjalë për një person që,...

SONDAZH

Ku do i bëni pushimet e verës?

Brenda Shqipërisë - 39.1%
Nuk do bëj pushime - 37.9%
Jashtë Shqipërisë - 23%

Votat totale: 87
The voting for this poll has ended on: 20 Aug 2015 - 16:03

VIDEO PROMO

VIDEO PROMO