18 Nentor 2018
 Facebook Twitter YouTube 
RAPORTO
Na kontaktoni në info@shkodrapress.com - E hene, 14 Prill 2014 16:36
Na shkruani për çdo shqetësim që doni të bëni publik në info@shkodrapress.com - E merkure, 10 Dhjetor 2014 22:36

Një shembull që vjen nga Shkodra

Finalja e kampionatit kundër Tiranës ishte një leksion se si një qytet kaq i rëndësishëm mund të përjetojë kënaqësi jo vetëm nga futbolli

Nuk ka pasur kurrë asnjë dyshim që Shkodra është një qytet me një përjetim të ethshëm sportiv, por një gjë e tillë mori një tjetër konfirmim deri në kufijtë e shkëlqimit dy netë më parë, në Pallatin e Sportit të qytetit ku skuadra e meshkujve të basketbollit, nëpërmjet një atmosfere të jashtëzakonshme, në kushtet e këtij sporti në Shqipëri, fitoi pas 14 vitesh trofeun dhe e shijoi këtë sukses mes të paktën 2 mijë tifozëve pasionantë – mund të ishin dyfish nëse do të kishte vend – dhe festoi gjatë në një mjedis që konkurronte për nga pamja ndeshje të rëndësishme europiane të basketbollit.

Shkodra i dhuroi atë natë një tjetër “bonus” të humbur sportit shqiptar. Nuk i dhuroi vetes një trofe, sepse këtë mund ta merrte, herët a vonë. I dhuroi një investim dhe organizim serioz dhe një publik realisht paqësor por krejtësisht mbështetës, madje, nën ritmet e një koreografie të këndshme të shoqëruar me një shfaqje piroteknike nën tymueset e fishekzjarret. Një skenë e tillë tifozërie është parë shpesh në publikun sportiv shqiptar nëpër stadiumet e vendit, madje dhe në “Loro Boriçi”, por dje për herë të parë ajo skenë është parë në një pallat sporti. Pa asnjë incident, asnjë shenjë dhune, asnjë sharje për kundërshtarin dhe asnjë moment përpjekje për të prishur atë që po krijohej. E rëndësishme është të theksohet se kjo nuk ishte një ngjarje e izoluar, kjo ishte një shfaqje që skuadra dhe publiku shkodran e ka përjetuar dhe krijuar jo në këto përmasa, sigurisht, gjatë gjithë sezonit. Kanë qenë specialë!
Sot është e thjeshtë të thuash që gjërat erdhën këtu sepse u ndërtua një skuadër e mirë dhe sepse njerëzit e mbështetën Vllazninë. Nuk është vetëm e thjeshtë, por edhe fyese. Që Vllaznia të mbërrijë deri në këto nivele dhurimi spektakli në fushë dhe jashtë saj kanë punuar një sërë faktorësh, të njëjtët faktorë që i dhanë një leksion shumë qyteteve shqiptare, përfshi dhe kryeqytetin. Të ardhurit deri këtu është dashur impenjimi i një sërë hallkash të cilat u mblodhën bashkë dhe prodhuan precedentin e shkëlqyer dhe unik. Klubi Shumësportësh Vllaznia, dy donatorë të përkushtuar, trajnerë, sportistë dhe tifozë. Kjo histori suksesi nisi me një rikonstruksion të Pallatit të Sportit dhe shndërrimin e tij në një impiant të këndshëm e komod, duke shtuar madje edhe dy tribuna anësore! Gjithë ky investim, me siguri është bërë në emër të pasionit dhe kënaqësisë. Basketbolli shqiptar dhe jo vetëm nuk është në kushtet e industrisë së futbollit ku “diçka mund të nxirret në lloj-lloj formash” dhe kësisoj, përveçse t’i duartrokasësh nuk ngel asgjë tjetër. Duke qenë se në një histori suksesi, të ndash faktorët nuk është “fair”, të paktën Vllaznia do të na lejojë të veçojmë dikë. Numrin 6 në basketboll! Tifozin, i cili gjatë gjithë sezonit ka mbështetur skuadrën dhe sidomos në ndeshjet finale ka qenë një vlerë e shtuar. Në atë pallat sporti ishin të paktën 2 mijë tifozë dhe organizatorët tani janë penduar që ndoshta nuk kanë pasur një kapacitet më të madh sesa është. Nëse në fushë, lojtari më i mirë i ndeshjes ishte Gjokoviç, fitueset e vërteta ishin tribunat e mbushura me të rinj, fëmijë, familjarë, të moshuar dhe femra! Ku e keni parë tjetër në Shqipëri? Shumëkush që ka parë dje pamjet në TV – “Supersport” e ka rritur ndjeshëm popullaritetin e këtyre finaleve duke i transmetuar direkt – u pendua deri në ekstrem që nuk ishte prezent pardje në një prej tribunave. Përfshi dhe mua. Sporti shqiptar, skena të ngjashme i kish parë shpesh në futboll, por asnjëherë në një sport tjetër një klub nuk kish krijuar një atmosferë të tillë. Jo vetëm për suksesin në parket, sepse mund të ketë pasur edhe ekipe më të mira sesa Vllaznia e këtij viti, por Pallati i Sportit, ata 2 mijë pasionantë që mund të ishin më shumë nëse do të kishte vende, mjedisi krjetësisht miqësor me fëmijë, femra, të rinj e të moshuar solli në vend pamje të njëjta me ndeshje të rëndësishme të basketbollit në Ballkan. Një vlerë e shtuar, shumëkush është ndjerë i penduar që nuk e ka shijuar “live”. Mbi të gjitha për atë që ofroi lojtari “numër 6”, tifozi kuqeblu!

Gjergji Stefa

Lexuar 2396 here

Te pergjithshme

Qejt e rrugave

Qejt e rrugave

Rozafa Shpuza / Ata sfidojnë indiferentë zhumhurin qytetas e nuk bahen merak se kanë bjerrë amanetin...

Dritëhije

Dritëhije

Zija Vukaj/  Aty në pedonalen e qytetit tim, ku përqafohen dashuritë e feve të mëdha abrahamike,...

Njeriu që thotë “JO”

Njeriu që thotë “JO”

Nga Javier Cerkas Mena  Përgatiti Zija Vukaj   E dimë ç’është intelektuali: bëhet fjalë për një person që,...

SONDAZH

Ku do i bëni pushimet e verës?

Brenda Shqipërisë - 39.1%
Nuk do bëj pushime - 37.9%
Jashtë Shqipërisë - 23%

Votat totale: 87
The voting for this poll has ended on: 20 Aug 2015 - 16:03

VIDEO PROMO

VIDEO PROMO