23 Tetor 2018
 Facebook Twitter YouTube 
RAPORTO
Na kontaktoni në info@shkodrapress.com - E hene, 14 Prill 2014 16:36
Na shkruani për çdo shqetësim që doni të bëni publik në info@shkodrapress.com - E merkure, 10 Dhjetor 2014 22:36

Kryetarët e Bashkisë së Shkodrës

Nuk dihet me siguri se kur ka filluar institucioni bashkiak në Shkodër, por me qenë se administrimi i ri i vilajetit nisi në vitin 1865. Mbas kësaj date duhet të ketë nisë formimi dhe funksionimi i bashkive ndër vilajetet e Perandorisë Osmane. Bashkitë në fillim kanë pasë funksione shumë të kufizueme me një personel të pakët zyrtarësh e me fonde të vogla për shërbime. Bashkia në ato kohë merrej më tepër me pastërtinë e vedit, me kontrollin e disa artikujve ushqimor, veçanërisht me çmimin e bukës. Pas kalimit të pushtimit Osman iu dha një rëndësi e vaçantë nga shteti Shqiptarë bashkive, duke iu dhënë kompetencat gjithashtu edhe fonde dhe të ardhura të shumëfishuara të siguruar nga ana e qeverisë. Në vitet e pushtimit ndërkombëtar të Shkodrës, në vitin 1913, Bashkisë së këtij qyteti iu dha një rëndësi e vaçantë nga përfaqësitë e shteteve të mëdha. Kryetari i Bashkisë konsiderohej sikurse ishte prefekti i Shkodrës. Kjo formë administrimi e bashkive vazhdoi deri në vitin 1945, kur iu dha fund atij sistemi.

Disa nga Kryetarët janë:

1. Ibrahim Idriz Hoxha: Ky është një nga të parët e shtëpisë së Hoxhajve, banues në lagjen Rus i Vogël. Pasardhësit e tij banojnë edhe sot në atë lagje. Ibrahim Idriz Hoxha me rastin e Luftës së Milelit, përmendet si pjestar i komisionit të asaj lëvizje kombëtare. Nuk dihet data e zgjedhjes së tij si Kryetar Bashkie, as kohën e qëndrimit të tij ne detyrë.

2. Selim Efendi Çoba: Edhe ky ishte një nga anëtarët komisionit të degës Shkodër në periudhen e Luftës së Miletit. As për Selim Efendi Çoba nuk dihet data e zgjedhjes së tij si Kryetar Bashkie, as kohën e qëndrimit të tij në detyrë.

3. Hajdar Agë Bejlege: Ishte me origjinë nga Kruja. Në vitin 1880 u emërua zëvendës prefekt në Mirditë, në 1883-1884 ishte drejtor policie në Mirditë. Në cilin vit ka qënë kryetar apo zëvendës kryetar i Bashkisë nuk dihet me saktësi.

4. Jusuf Efendi Golemi: Ka qenë shkodran, një nga intelektualët mysliman të kohës. Ka pasë detyra administrative edhe jashtë Shkodre. Me rastin e zgjedhjeve të deputetëve për parlamentin turk të vitit 1908, Jusuf Efendi Golemi ishte kantidat për deputet. Ai ka qenë shpeshherë anëtar I këshillit administrative të guvernaturës së Shkodrës. Jusuf Efendi Golemi vdiq në vitet e para të formimit të qeverisë Shqiptare.

5. Begtashag Kazazi: Është i biri i Hamz Kazazit, u zgjodh Kryetar Bashkie në vitin 1887 deri në vitin 1889. Begtashaga ka hyrë në historinë lokale si veprimtar i Luftës së Miletit bashkë me Daut Boriçin, Jusuf agë Sokolin etj.. Ai është një nga ato që refuzoi ftesën e Dervish Pashës për të bashkpunuar për dorëzimin e Ulqinit, Malit të Zi.

6. Elez Kazazi: Fill mbas vdekjes së begtashagës, emërohet i biri i tij Elez Kazazi, i cili nuk kishte zotësi për atë detyrë, por ishte një zgjedhje preference e vete populli i qytetit, ku kishin pasë një simpati e nderim të veçantë për Begtashagën. Mbas një kohe të shkurtër Elezi u rrëzua nga detyra dhe pas tij erdhi Shaqir beg Bushati.(e si ndihmës kryetar u la gjithnjë Elez Kazazi)

7. Shaqir Beg Bushati: Me shpalljen e konstitucionit Osman, pas zgjedhjeve së deputetëve, Shaqir beg Bushati u përzgjodh deputet i Shkodrës në 1908 dhe largohet nga Bashkia. Në 1910 ai ndërron jetë.

8. Riza Beg Kopliku: ishte qytetar Shkodran, në vitin 1908 zgjidhet kryetar i Bashkisë Shkodër. Ai ka qenë avokat përpara se të zgjidhej Kryetar i Bashkisë. Me vdekjen e Shaqir Bushatit u zgjedhë edhe

deputet i Shkodrës në parlamentin Turk. Riza beg Kopliku si Kryetar Bashkie ishte ndër të parët që nisi të bëjë disa reforma përparimtare.

9. Muharrem Gjylbegu: Qëndroi Kryetar Bashkie nga viti 1910-1916. Me Muharrem Gjylbegu, mund të themi se Bashkia Shkodër mori një fytyrë krejt moderne, sidomos pas krijimit të shtetit Shqiptar. Bashkia ndahej në seksione të ndryshme administrative. Me pushtimin e Shkodrës nga forcat Austro-Hungareze në vitin 1916 u bë një organizim i ri në bashkiak dhe u bënë zgjedhje të reja. Muharrem Gjylbegun e rrëzuan jo sepse nuk fitoi shumicën e votave, po sepse nuk pranoi që të vepronte sipas udhëzimeve të Autro-Hungarezve. Ai vdiq me 13 Maj 1943.

10. Musa Juka: U zgjodh Kryetar Bashkie në vitin 1916 dhe qëndroi deri në Qershor të vitit 1924. Ishte shumë aktiv në veprimet bashkiake, ishte kërkues i rrepte, ishte guximtar e me iniciativë. U dallua në ndihmë të mbrapavijës në Luftën e Koplikut. Vdiq në emigracion, në Turqi.

11. Muhamet Gjyrezi: Me ardhjen në fuqi të qeverisë së Fan S. Noli, Kryetar i Bashkisë Shkodër u emërua Muhamet Gjyrezi. Atij nuk i takojë të ushtrojë detyren e tij më tepër se 6 muaj. Nga aktiviteti i tij mund të themi që iu dha një përkrahje të madhe anës kulturore, veçanërisht shoqërisë “Drita” e themeluar nga intelektual Shkodran pa dallime besimi. Muhamet Gjyrezi vdiq me 12 Prill 1936.

12. Kolë Mjeda: Me kthimin në fuqi të Zogut, Kolë Mjeda u emërua zv. Kryetar i Bashkisë.

13. Mehmet Shpuza: Më 1925 u emërua Kryetar Bashkie. Ai ishte pensionist ushtarak I xhandamërisë, me gradë major. U përkrah dhe u favorizua prej dhëndërrit të tij Musa Juka, i cili si Ministër i Brendshëm e emëroi në këtë post. U detyrua të jepte dorëheqjen në mungesë experience në punë.

14. Rrustem Ymeri: Në bazë të ligjit të ri të bashkive, kryetari emërohet direk nga qeveria qëndrore (Ministria e Punëve të Brendshme). Kështu më datë 24 korrik 1928 emërohet Kryetar Bashkisë Shkodër. Rrustem Ymeri me origjinë nga Dibra, me darë 27 Maj 1929 u pushtua nga puna.

15. Izet Dibra: Ish ministër i qeverisë zogiste, emërohet Kryetar Bashkisë Shkodër nga data 22 Maj 1929 deri në qershor 1930.

16. Zenel Prodani: Emërohet më datën 18 Qershor 1930 deri më 15 Janar 1931

17. Rrustem Ymeri: kthehet përsëri në Shkodër dhe qëndron Kryetar Bashkie, nga data 24 Janar 1931 deri në fund të Marsit 1933

18. Zenel Prodani: Riemërohet më 1 Maj 1933 deri më27 Gusht 1937. Gjatë kësaj periudhe u tregua mjaft aktiv. Kështu gjatë kohës së tij u vendos krijimi i Parkut të madh të Fushë Çelë, u shpronësua xhamia e vjetër e Parrucës, u ripyllëzua një pjesë e kodrave Dervish- Tepe. Me iniciativën e Zenel Prodanit u hapën edhe disa rrugë të reja.

19. Ndoc Çoba: Ishte i pari Kryetar Bashkie katolik, i cili vinte nga një familje e vjetër shkodrane. Ka qenë edhe Ministër i Financave në qeverinë Shqiptare. Ai qëndroi në detyrë nga 27 Gusht 1937 deri më 24 Qeshor 1939.

20. Mark Karrakiqi: Është emëruar më 24 Qershor 1939. Ka qenë një personalitet me insiativë dhe me prirje përparimtare.

21. Zef Shiroka: Mbas largimit të Mark Karrakiqit u emërua si Kryetar Bashkie dhe qëndroi nga 19 Maj 1943 deri më 11 Nëntor 1943.

22. Loro Suma: Ish prefekt i Mbretërisë Shqiptare. Është emërua më 16 Nëntor 1943 dhe u pushtua nga puna më 27 Korrik 1944.

23. Dhimitër Bojaxhiu: Me profesion avokat. U emërua Kryetar i Bashkisë mbas 1944, më 1 Janar 1945. Ky qe edhe kryetari I fundit i Bashkisë, meqë ky institucion u suprimua.

Shënim: Për kryetarët e periudhës turke informatat janë pjesërisht nga pleq të vendit e pjesërisht nga burime zyrtare. Kurse përsa i përket kryetarëve të qeverisë shqiptare janë bazuar nga rregjistrat e financës së qytetit të Shkodrës, që janë tërhequr nga arkivat e Bashkisë.

Shkëputur nga libri Shkodra dhe motet, vëllimi I, autor Hamdi Bushati

Shkodrapress

Lexuar 5084 here

Te pergjithshme

Qejt e rrugave

Qejt e rrugave

Rozafa Shpuza / Ata sfidojnë indiferentë zhumhurin qytetas e nuk bahen merak se kanë bjerrë amanetin...

Dritëhije

Dritëhije

Zija Vukaj/  Aty në pedonalen e qytetit tim, ku përqafohen dashuritë e feve të mëdha abrahamike,...

Njeriu që thotë “JO”

Njeriu që thotë “JO”

Nga Javier Cerkas Mena  Përgatiti Zija Vukaj   E dimë ç’është intelektuali: bëhet fjalë për një person që,...

SONDAZH

Ku do i bëni pushimet e verës?

Brenda Shqipërisë - 39.1%
Nuk do bëj pushime - 37.9%
Jashtë Shqipërisë - 23%

Votat totale: 87
The voting for this poll has ended on: 20 Aug 2015 - 16:03

VIDEO PROMO

VIDEO PROMO