21 Janar 2019
 Facebook Twitter YouTube 
RAPORTO
Na kontaktoni në info@shkodrapress.com - E hene, 14 Prill 2014 16:36
Na shkruani për çdo shqetësim që doni të bëni publik në info@shkodrapress.com - E merkure, 10 Dhjetor 2014 22:36

Ernest Koliqi dikur dhe arsimi sot

Fahri Xharra  /  

“Dorën në zemër, vërtet më ka marrë malli për mësuesit e Ernest Koliqit, e jo këto të sotshmit të Ministrisë Arsimit e partive politike, që kurrë nuk kanë kapur ditar në dorë. E sot emërohen drejtorë shkolle e ministra të arsimit. Mësuesë të politizuar deri në palcë me trumbetime partiake dhe me pak aftësi arsimore – edukative, plot patetikë patriotike. Partizanë, që ditarin e arsimit e kanë shndërruar në libreza partiake. (K.Çeliku)”

Sa keq! në shtetin e vet, të pa përgjegjshëm, aspak, as për fëmijt e tyre.

Edhe ato pak libra, që na mbetën nga “Shqipëria e Madhe”, ministrit arsimit të asaj kohe - Ernest Koliqi, na i rrëmbenin nga duart dhe na rrasnin në burg si “nacionalistë e irredentistë”. Megjithatë, ne perësëri gjenim ndonjë libër për ta lexuar kokë më kokë nën hijen e Lisit midis Livadhit. Ishin Librat e këndimit të asaj kohe plot poezi të Rilindasëve tanë me shokë: Naimi, Çajupi, Gjergj Fishta, Asdreni, Vaso Pashë Shkodrani, Ndre Mjeda, Filip Shiroka, Hil Mosi, Ali Asllani e Prej Shkëndisë. Pseudonim letrar i asaj kohe, që edhe sot e kësaj dite nuk e di se, kush ishte autori i atyre poezive të zjarrta mes faqeve të Librit të këndimit- tregon miku Kalosh Çeliku

Është për çudi që sot në shtetet tona kemi më pak mësim se sa në kohën e qeverisë “kolaboracioniste” dhe “tradhëtare “ të viteve 1942-1945. E ajo qeveri hapi shkolla shqipe në Kosovë, sepse ajo e shkreta kishte nevojë shumë të madhe pert to. Analfabetizmi kishte çelur morra. Fëmijtë, nga friga se na “bëheshin serb“ nuk i dërgonim në shkolla. Këte na e këshillonin “patriotët” e xhamijave, të këshilluar nga vetë serbët.

Edhe sot hudhet vrer mbi Mustafa Krujen (kryeminister) e  Koliqin (ministër i arsimit) sepse si ”tradhëtar” që ishin na kishin hapur shkolla shqipe. Po te kishin qenë kaq anti shqiptare, Kruja e Koliqi do te kishin hapur shkolla italiane në Kosovë e jo shkolla shqipe. Por, sidoqoftë gjuha është nga tuli.

Ministria e Arsimit e drejtuar nga Koliqi, nga një organ i tipit vetëm administrativ, u shndërrua në një organ shtytës nxitës i tërë kulturës kombëtare, vatër edhe për nisma kulturore private, njëkohsisht duke funksionuar si asnjëherë më parë, edhe si organ largpamës administrativ. (Giuseppe Valentini, Ernesto, Spechio d’umano transito, Shejzat, numër Përkujtimuer kushtue Prof. Ernest Koliqit, fq 23.), (Romeo Gurakuqi).

Ernest Koliqi qëndroi për dy vjet ministër i arsimit, më pak se dy vite në kryesi të Institutit të Studimeve Shqiptare dhe më pak se gjysëm viti në presidencë të Dhomës së Deputetëve. Ernest Koliqi ministër i arsimit, mori si bashkëpunëtorë të tij njerëzit dhe shkrimtarët ma në zë (e papërsëritshme deri më tani në dikasterin e arsimit shqiptar) dhe së bashku me to filloi hartimin dhe botimin e teksteve shkollore, që ende sot janë shembuj të çmueshëm, pse jo edhe të paarritshëm në pikëpamje pedagogjiko-shkencore e kombëtare. Ku ti marrim sot ata patriotë shqiptarë që do t`a bënin punën e Ernest Koliqit ?

Nën kujdesin e Koliqit një komision i përbërë nga Aleksander Xhuvani, Karl Gurakuqi, Kolë Kamsi dhe Eqerem Çabej, grumbulloi, përpiloi lëndën e të parës antologji që u botuamë 1943 me titullin “Bota Shqiptare”.

Shqipërisë i duheshin kuadro. Për procesin e përpilimit të teksteve ministria e arsimit thirri nga Piana degli Albanesi Profesorin arbëresh Gaetan Petrotën. Dikasteri i Arsimit i dha nji hov të madh studimit dhe mbledhjes së folklorit, ndërmarrje që është e mishëruar në vijimin e botimit të shumëvëllimëshit “Visaret e Kombit”. Po, sot?

Profesor Koliqi shprehej mbi ardhmërinë madhështore të popullit shqiptar, sepse besonte në cilësitë pozitive dhe të jashtëzakonshme të shqiptarit. Ai besonte se breznitë e ardhshme do t’ia njihnin ndoshta ma tepër se bashkëkohësit, thelbin e koncepteve të tij. Për të mbrojtur tezën e zhvillimit të lumnueshëm të Shqipnisë e të vlerave fisnike, Koliqi fliste me gjuhën po të atij besimi të njerëzve të Rilindjes (Romeo Gurakuqi).

Këndej rridhte dhe entuziazmi i asaj periudhe heroike dhe dëshira për ta pa qenien e vet dhe krejt jetën e çdo shqiptari në funksion të çështjes nacionale. Po sot ku jemi? Po sot ku është arsimi në Kosovë dhe në Maqedoni? Mësuesë të politizuar deri në palcë me trumbetime partiake dhe me pak aftësi arsimore – edukative, plot patetikë patriotike. Partizanë, që ditarin e arsimit e kanë shndërruar në libreza partiake.

Ernest Koliqi ministër i arsimit, mori si bashkëpunëtorë të tij njerëzit dhe shkrimtarët ma në zë (e papërsëritshme deri më tani në dikasterin e arsimit shqiptar) dhe së bashku me to filloi hartimin dhe botimin e teksteve shkollore, që ende sot janë shembuj të çmueshëm, pse jo edhe të paarritshëm në pikëpamje pedagogjiko-shkencore e kombëtare.

Zakonisht, neve shqiptarëve kurrë nuk na bie “tamam”, Edhe Koliqi shahej: “….Të shamet e belbacukëvet të gjuhës shqipe nëpër radjo të Tiranës e të Londrës (me më shi mue janë dakord) e shkrimet epileptike të mistrecave qi qohen në maje të gishtave edhe trashojnë zanin për m’u dukë politikanta serioza, nuk më bajnë mu as të xet as të ftohtë. Ndërgjegjen e kam të qetë. Kam krye gjithmonë detyrën si shqiptar i mirë në rrethanat ma të vështira, tue ia vu menden substancës së shqiptarizmit, jo dukjes. Ata që më njohin mirë e dijnë se akuzat qi më drejtohen janë krejt pa themel... 

Kryetarë të komunave shqiptare (në Maqedoni fxh), që ato pak mjete materiale në disponim i shpenzojnë për dalldisje partiake, në vend t’i shpenzojnë për lektyra shkollore e revista për fëmijë. Aftësi “heroike” kanë për propogandë partiake, sesa për mbajtjen e orës së mësimit në klasë para nxënësve. (K.Ç)

Ishte si ç`na ishte , dhe është si ç`është!

Fahri Xharra,

Gjakovë

Shkodra Press

Lexuar 11529 here

Te pergjithshme

Qejt e rrugave

Qejt e rrugave

Rozafa Shpuza / Ata sfidojnë indiferentë zhumhurin qytetas e nuk bahen merak se kanë bjerrë amanetin...

Dritëhije

Dritëhije

Zija Vukaj/  Aty në pedonalen e qytetit tim, ku përqafohen dashuritë e feve të mëdha abrahamike,...

Njeriu që thotë “JO”

Njeriu që thotë “JO”

Nga Javier Cerkas Mena  Përgatiti Zija Vukaj   E dimë ç’është intelektuali: bëhet fjalë për një person që,...

SONDAZH

Ku do i bëni pushimet e verës?

Brenda Shqipërisë - 39.1%
Nuk do bëj pushime - 37.9%
Jashtë Shqipërisë - 23%

Votat totale: 87
The voting for this poll has ended on: 20 Aug 2015 - 16:03

VIDEO PROMO

VIDEO PROMO