18 Nentor 2018
 Facebook Twitter YouTube 
RAPORTO
Na kontaktoni në info@shkodrapress.com - E hene, 14 Prill 2014 16:36
Na shkruani për çdo shqetësim që doni të bëni publik në info@shkodrapress.com - E merkure, 10 Dhjetor 2014 22:36

Profil / Ahmet Zogu, një mbret i pazakontë

Figura e Ahmet Zogut ndahet në tri etapa kohore, nëqoftëse marrim  për bazë mënyrën se si është trajtuar. Kemi një etapë të parë, kohën kur ai sundoi, në të cilën figura e tij u glorifikua  së tepërmi. Në periudhën komuniste, Zogu u “varros” në pikëpamjen politike dhe ishte tendenca e paraqitjes së tij, si një figurë antikombëtare.

Ndërsa në periudhën pas viteve 1990 është bërë një ridimensionim i kësaj figure historike shqiptare.  Në këtë periudhë/etapë të fundit nuk është lënë krejtësisht mënjanë studimi i figurës së Zogut mbi baza subjektive dhe shpesh herë romantike. Ajo që është e rëndësishme dhe që do i shërbejë historiografisë shqiptare është studimi Ahmet Zogut në kompleksitet, me gjithë dritë-hijet e tij.

I lindur më 8 tetor 1895, në Burgajet të Matit. Deri në moshën 13-vjecare u arsimua në vendlindje. Më 1905 largohet për në Stamboll, ku futet në Lice dhe më vonë në Akademinë Ushtarake. Kthehet në Shqipëri në vitin 1912.

 Pak kohë më vonë, duke parë kalbëzimin  e Perandorisë Osmane, shqiptarët vunë re se ankesimi i Shqipërisë nga Fuqitë e Mëdha mund të shmangej vetëm me shpalljen e pavarësisë. Nga disa historianë vihet në dyshim, nëse Zogu ka qenë në Vlorë ditën e pavarësisë, pasi ai nuk kishte hedhur firmë si pjesëmarrës. Duhet përmendur marrja pjesë në Kongresin e Lushjës, ku garantoi mbarëvajtjen e punimeve. Në këtë periudhë, pozicionimi i Ahmet Zogut ka një trajektore dinamike, por deri diku edhe të pakuptueshme esencialisht (nëse bëhej fjalë për një strategji të mirëfilltë apo thjesht instikt luftëtari); e shohim kundër gjonturqeve, përkrah austro-hungarezët, është pro shpalljes së pavarësisë, pro Kongresit të Lushnjës dhe me një pozicionim aspak të qëndrueshëm në raport më Italinë.  

Në qeshor të vitit 1924, Ahmet Zogu u rrëzua nga pushteti nga lëvizja “Revolucioni i Qeshorit”, i drejtuar nga Fan Noli. Brenda vitit Zogu kthehet ne pushtet. Në vitin pasardhës, bëhet president i Shqipërisë dhe qëndron në atë post dëri më 1928.

Është e vërtetë, që Ahmet Zogu nuk doli nga klasa intelektuale e vendit, por ai kishte mjeshtërinë të vecantë në drejtimin e vendit. Detyra e tij më e vështirë ishte elita politike shqipëtare, e cila ishte e ndarë në dy pjesë: një pjesë përkisnin mentalitetit të vjetër qeverisës (ishin ato që kishin kryer shkolla ne Turqi dhe pjesa tjetër kishte studiuar në perëndim. Zogut i’u desh të lundronte me kujdes mes këtyre dy rrymave.

Në vende të varfëra, ku ka mjaft ambicie politike, ka një tendencë që të përqendrohet pushteti. Kjo ndodhi edhe në Shqipëri, pasi ekzsitonte edhe një separatizëm krahinor, shumë i rrezikshëm për kohën.  Një faqe e re për Ahmet Zogun filloi, kur vendosi njërën dorë mbi Kur’an dhe tjetrën mbi Bibël dhe tha: “ Unë Zogu i Parë, Mbreti i Shqiptarëve, me rastin e ngjitjes në fronin e mbretërisë së Shqipërisë dhe marrjes në duar të pushtetit mbretëror betohem përpara Zotit të Plotfuqishëm që të ruaj unitetin kombëtar, pavarësinë dhe integritetin territorial. Unë do t’i bindem kushtetutës dhe do veproj konform dispozitave të saj dhe ligjeve në fuqi, duke mbajtur gjithnjë parasysh vullnetin e njerëzve. Zoti më ndihtë!”. Në këtë moment të 1 shtatorit 1928, Zogu u mbreti më ri dhe mbreti musliman i vetëm në Evropë. 

Politika britanike mendonte te përmbushte oreksin e boshtit Berlin – Romë dhe si rrjedhojë të shmangim Luftën  Botërore. Shqipëria ishte një copëz e vogël, që iu dha Musolinit, ku edhe me anë të negociatave, të arrihej në marrëveshje që të mos vazhdohej më ekspancioni drejt Greqisë apo Jugosllavisë. 

Hyrja e trupave italianë në Shqipëri, ishte diçka e pritshme. Zogu, sëbashku më këshilltarët e tij, mendonte vendin dhe mënyrën ë rezistencës. U mendua që të shkonte në malet veriore që të organizonte rezistencës, por kjo u hodh poshtë, pasi Zogu nuk kishte mbështetjen e malësorëve, ai i kishtë çarmatosur ata. U hodh ideja, që mund të organizonte rezistencën nga Pogradeci dhe Korca. Ahmet Zogu qëndroi disa orë në Pogradec, më 7 prill 1939, por nuk gjeti asnjë lloj mbështetjeje, qoftë edhe nga funksionarët e pushtetit lokal. 

Trupat ushtarake të Italisë ishin një potencë e madhe, kështu që nuk pritej një rezistencë e gjatë nga ana shqiptare. Po nuk u prit mirë edhe mënyra se si ndodhi, nuk ndodhi asnjë lloj rezistence, as edhe simbolike. 

Pas shumë ngjarjesh, pas shumë përplasjesh që ndodhen mes Italisë dh Ahmet Zogut, erdhi si rrjedhojë edhe hyrja e të parës në Shqipëri. Të njëjtën ditë, më 7 prill 1939, Zogu u largua nga vendi për të mos u kthyer më. Kjo ngjarje ka sjellë shumë përshtjellime si në trajtimin e figurës së Zogut, ashtu edhe në rrjedhën e ngjarjeve që do pasonin. Ikja e tij do ndikonte edhe në instalimin e komunizmit, pasi nacionalistët ishin të dobët dhe legalistët ishin të dobët dhe të diskritituar. 

Më 5 shtator 1957 Zogu shpall Lekën Trashëgimtar të Kurorës Mbretërore dhe më 9 prill 1961, Ahmet Zogu shuhet në Spitalin e Sursnes afër Parisit në moshën 65 vjecare.

 

 

Shkodra Press

 

 

Lexuar 3606 here

Te pergjithshme

Qejt e rrugave

Qejt e rrugave

Rozafa Shpuza / Ata sfidojnë indiferentë zhumhurin qytetas e nuk bahen merak se kanë bjerrë amanetin...

Dritëhije

Dritëhije

Zija Vukaj/  Aty në pedonalen e qytetit tim, ku përqafohen dashuritë e feve të mëdha abrahamike,...

Njeriu që thotë “JO”

Njeriu që thotë “JO”

Nga Javier Cerkas Mena  Përgatiti Zija Vukaj   E dimë ç’është intelektuali: bëhet fjalë për një person që,...

SONDAZH

Ku do i bëni pushimet e verës?

Brenda Shqipërisë - 39.1%
Nuk do bëj pushime - 37.9%
Jashtë Shqipërisë - 23%

Votat totale: 87
The voting for this poll has ended on: 20 Aug 2015 - 16:03

VIDEO PROMO

VIDEO PROMO